Egnatia ka prezantuar zyrtarisht edhe trajnerin e ri të skuadrës, i cili është ish-ndihmësi i Orges Shehit.
Bëhet fjalë për Edlir Tetovën, i cili tashmë ka marrë edhe frenat e rrogozhinasve për sezonin e ri futbollistik.
Lajmin ka zyrtarizuar klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se presidenti Agim Demrozi dhe trajneri Tetova kanë arritur marrëveshjen mes tyre për një vit, me prezantimin që është bërë në ambientet e “Arena Egnatia”.
/f.a/abcnews.al