Bajram Begaj Presidenti i ri/ Rama: PS punon për të gjithë, jo në mënyrë të njëanshme

schedule19:24 - 4 Qershor, 2022

schedule 19:24 - 4 Qershor, 2022

Bajram Begaj është zgjedhur President i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro dhe 4 kundër dhe 1 abstenim. Për zgjedhjen e Presidentit të ri, 83 deputetë të Kuvendit kanë marrë pjesë në votim. Kandidatura e Bajram Begajt për president, e firmosur nga 37 deputetë të Partisë Socialiste, është mbështetur gjatë seancës plenare të ezaurimit të raundin e katërt.

Lidhur me këtë, Kryeministri Edi Rama u shpreh jashtë Kuvendit se ai do të jetë një President normal për një vend normal. Mes të tjerash I pari I qeverisë shtoi se Partia Socialiste vërtetoi se punon në të mirë të vendit dhe për të gjithë dhe jo në mënyrë të njëanshme.

“Nuk ka asnjë rëndësi se ka qenë përfundimi aritmetik. Ky proces është kurorëzuar me një provë të prekshme për të gjithë se PS është këtu për të bërë më të mirën që zgjedhjet, vendimet dhe aktiviteti si shumicë të shkojnë me interes të vendit.”

“Ishte një proces aspak i lehtë. Me një sallatë palësh në anën tjetër të parlamentit. Ne kemi arritur të japim jetë një procesi. Është figurë e identifikueshme me njeriun besnik ndaj vendit dhe detyrës. Dhe shembullin e një burri të qetë normal dhe të arsyeshëm.”

“Shqipëria do ketë një President normal” tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!