Mariah Carey në telashe, paditet për 20 milionë dollarë

schedule15:54 - 4 Qershor, 2022

schedule 15:54 - 4 Qershor, 2022

Këngëtarja me famë botërore, Mariah Carey është paditur për 20 milionë dollarë për këngën hit “All I Want for Christmas Is You”. Mediat e huaja raportojnë se këngëtarja akuzohet për shkelje të të drejtave të autorit nga Andy Stone për këngën e njohur të Krishtlindjeve.

Kantautori pretendon se ka shkruar dhe regjistruar një këngë me të njëjtin titull përpara se Carey të publikonte këngën e saj, e cila në fakt u bë kënga më karakteristike e Krishtlindjeve në botë. Dy këngët kanë tekste të ndryshme dhe melodi të ndryshme.

Këngët me të njëjtin emër: Mariah Carey, 53, është duke u paditur për shkelje të së drejtës së autorit për këngën e saj me temë festat All I Want For Christmas Is You
Në padi thuhet se avokatët e Stone kontaktuan me Carey-n vitin e kaluar por nuk arritën asnjë marrëveshje. Versioni i Mariah ka qenë një hit mbarëbotëror dhe thuhet se këngëtarja fitoi 60 milionë dollarë, sipas The Economist. Gjithashtu kënga është transmetuar 1 miliard herë në Spotify. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!