Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
“Kur ti mendon se po shikon TikTok, në fakt TikTok po të shikon ty”, tha Eugene Wei, një blogere, në vitin 2020, duke shpjeguar natyrën pothuajse të mprehtë të TikTok-ut.
Ajo që ti sheh në TikTok është shumë e thjeshtë: mund të gjesh këshilla se si të stilosh një fustan, të argëtohesh duke pare video por gjithashtu edhe të joshesh pa e vënë re nga ajo çfarë ti sheh.
Vetëm 5 vite pas “lindjes” së aplikacionit, TikTok pretendon se ka tejkaluar 1 miliard përdorues në muaj, pavarësisht bllokimit në Indi. Më 12 janar, App Annie, një grumbullues i të dhënave, tha se TikTok tejkaloi Facebook në vitin 2021 dhe WhatsApp dhe Instagram duke llogaritur kohën në të cilën kalonin përdoruesit.
Pavarësisht vendimit të një gjyqtari më 11 janar për të lejuar Komisionin Federal të Tregtisë së Amerikës të padisë Metën, suksesi i TikTok në fakt hedh poshtë argumentin se Facebook është i pamposhtur.
Ndryshe nga Facebook, qoftë vetëm me publikimin e videove, TikTok e di shumë mirë se çfarë saktësisht kërkon një përdorues. Klipet janë të shkurtra, kështu që shikuesit shohin shumë prej tyre, duke marrë shumë informacione.
Dhe për arsye se videot janë xhiruar kryesisht me një smartphone, çdokush mund t’i bëjë ato.
Barrierat për tu regjistruar janë të ulëta. Viraliteti është i lartë.
Por lind pyetja, a mundet TikTok të jetë një biznes fitimprurës dhe të tërheqë edhe më shumë njerëz?
Duke marrë parasysh suksesin deri më sot, përgjigjia është po. TikTok është krijuar nga ByteDance, që disa mendojnë se ka gjeneruar më shumë se 40 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2021.
Aplikacioni simotër i tij, Douyin, ka lulëzuar në tregun konkurrues të mediave sociale të Kinës, gjë që e bën Silicon Valley të duket e palëkundur. Kjo i jep TikTok një përvojë të mirë treg.
Deri më tani, të ardhurat, megjithëse rriten me shpejtësi, raportohet se janë të ulëta. Kjo nuk është befasuese. Përpjekja e dështuar e Donald Trump në vitin 2020 për ta ndaluar atë për arsye të sigurisë kombëtare i trembi reklamuesit.
Drama që pasoi – bllokimi i aplikacionit, trazira menaxheriale dhe pasiguri mbi marrëdhënien e saj me ByteDance shkaktoi akoma më shumë pengesa, raprton abcnews.al.
Në mungesë të trazirave të mëtejshme gjeopolitike, TikTok mund të ndryshojë imazhin e mediave sociale në Amerikë, jo vetëm përvojën e përdoruesit.
Ka disa mënyra se si mund ta bëjë këtë.
Marrin si shembull reklamat. Google dhe Facebook ishin pionierët, por tani TikTok po e transformon atë më tej, duke i ftuar markat të bashkëpunojnë me këto aplikacione pasi ndonjëherë, mjafton një hashtag për të reklamuar një markë.
Së dyti, tregtia elektronike. Ashtu si platformat e tjera amerikane të mediave sociale, TikTok tani u mundëson shikuesve të blejnë mallra në një video. TikTok po bashkëpunon me Shopify, një platformë e-commerce. E ashtuquajtura tregti sociale është shumë më e madhe në Kinë sesa në Amerikë.
Jeremy Yang nga Shkolla e Biznesit në Harvard thotë se TikTok mund të bazohet në përvojën e Douyin në këtë fushë për të forcuar biznesin e tij të blerjeve online.
Së treti, ekonomia krijuese. Sipas revistës Forbes, shtatë personazhet më të paguar të TikTok fituan gjithsej 55.5 milionë dollarë nga puna në dhe jashtë platformës vitin e kaluar, trefishi i shumës në vitin 2020.
TikTok gjithashtu ka prezantuar së fundi mënyra që përdoruesit ofrojnë dhurata dhe këshilla, një praktikë e tillë fillimisht filloi në Kinë. Asnjë nga këto risi nuk do të zhvillohet apo rritet edhe më shumë nëse TikTok has probleme për sa i përket bllokimit në disa vende apo çeshtjeve të sigurisë.
Kjo është arsyeja pse TikTok po përpiqet të arrijë një balancë tregtare: balancimin e kërkesave të Amerikës dhe Kinës duke emëruar shef të aplikacionit, Shou Zi Chew, nga Singapori me etni kineze. Ai jeton në një qytet-shtet, i cili shërben si territor neutral. Ai ndihet rehat në të dy anët e ndarjes kino-amerikane, pasi është shkolluar në Perëndim dhe ka shërbyer si zyrtari kryesor financiar i ByteDance dhe Xiaomi, një prodhues kinez i smartfonëve.
Lind pyetja nëse ai mund apo duhet të shkëpusë më tej TikTok nga ByteDance për të eleminuar perceptimin se Kina mund të keqpërdorë të dhënat e TikTok. Për ta bërë këtë mund të ndihmojë gjeopolitikisht.
Por shkëputja e TikTok nga një ushtri inxhinierësh kinezë mund të rrezikojë gjithashtu shkëlqimin e tij.
TikTok po përballet me shumë sfida të tjera. Duhet të investojë shumë në moderimin e përmbajtjes për të siguruar që videot toksike të hiqen përpara se të bëhen virale. Varësia është një tjetër shqetësim, aplikacioni ka më shumë se 500 milion shikime.
Aplikacioni tani po përballet me hetime në lidhje me privatësinë e të dhënave, veçanërisht të përdoruesve të mitur dhe sigurisht kjo gjë pritet të rritet edhe më shumë nëse TikTok vazhdon të përhapet edhe më shumë.
Por TikTok nuk duhet të frikësohet duke pasur parasysh se është në konkurencë me “bisha” të Silicon Valley (të paktën pa ndihmën e Uncle Sam). Instagram ka kërkuar të pasqyrojë TikTok me “Reels” dhe YouTube, në pronësi të kompanisë mëmë të Google, Alphabet, ka prezantuar “Shorts”.
Asnjëra nuk e ka dëmtuar popullaritetin e TikTok. Kjo është një gjë e mirë. TikTok është një pararojë e ideve të krijuara në peizazhin e mediave sociale të Kinës, të cilave iu deshën vite për të depërtuar në Amerikë.
Në një kohë kur Partia Komuniste Kineze po godet në mënyrë arbitrare industrinë e teknologjisë është veçanërisht kënaqësi të shohësh që sipërmarrja e lirë dhe zgjuarsia kineze po tërheqin kaq shumë vëmendjen e botës.
/abcnews.al