261 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

schedule10:37 - 4 Qershor, 2022

schedule 10:37 - 4 Qershor, 2022

Janë shënuar mbi 100 ditë nga konflikti i armatosur mes Ukrainës dhe Rusisë duke lënë pas vetëm vdekje e shkatërrim, sipas la repubblica.

Megjithëse u konsiderua si një “operacion special” nga Rusia që do të zgjaste shumë pak, rezistenca ukrainase vijon të jetë e fortë dhe t’i shkaktojë dëme të mëdha ushtrisë pushtuese.

Sipas të dhënave nga Ukraina, 261 fëmijë janë vrarë nga fillimi i luftës në Ukrainë, ndërsa 465 janë të plagosur. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në rajonet e Donetsk, Kiev, Kharkiv dhe Chernihiv.

Gjithashtu 1938 shkolla janë dëmtuar, 182 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht për shkak të bombardimeve të qyteteteve dhe fshatrave të Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!