Momente tmerri për mbrojtësin e Tottenham, Emerson Royal. I ndodhur në Sao Paolo, ai ka qenë pjesë e një skene që mund ta imagjinonte vetëm në filma aksion.
Një person e ka kërcënuar futbollistin me armë, me synim që t’i merrte sendet personale. Fati i Emerson Royal, që një polic i veshur civil e kish ndalur për foto.
Ai ka ndërhyrë menjëherë dhe ia ka hequr nga duart futbollistin personit të armatosur. Për këtë është dashur edhe përdorimi i armës së punës, pasi polici e plagosi grabitësin. / abcnews.al