Kukësi njeh vetëm largime nga skuadra. Emiljano Musta dhe Ardit Hila ishin të parët që u larguan, ndërkohë që më pas të njëjtin fat pati edhe Pablo De Lucas. Sot janë larguar edhe Xhika e Marku.
“FK Kukësi njofton se mbrojtësi Kristi Marku dhe portieri Dashamir Xhika nuk janë më pjesë e skuadrës sonë.
Dy futbollistëve u ka përfunduar kontrata dhe palët kanë vendosur të mos vazhdojnë bashkëpunimin.
Klubi falënderon Markun dhe Xhikën për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre”, njofton klubi verilindor. / abcnews.al