Cila është ëndrra me e madhe e një 17-vjeçareje ukrainase? Sasha: Të fitojmë luftën ndaj Rusisë dhe kthimi në shtëpi

schedule18:32 - 3 Qershor, 2022

schedule 18:32 - 3 Qershor, 2022

E ftuar në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ishte e ftuar 17-vjeccarja nga Ukraina Sasha Ustinova, e cila ka rrëfyer historinë e saj të tmerrit gjatë bombardimeve ruse, si dhe momentin e largimit nga vendi.

E pyetur nga gazetarja Karadaku se cila është ëndrra e saj më e madhe, Sasha ka thënë që është vetëm një, fitorja e Ukrainës mbi Rusinë, dhe kthimi sa më i shpejtë në shtëpi.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Cila është ëndrra jote më e madhe?

Sasha: Nuk mund të them se bëhet fjalë për një ëndërr, është fakt është synim, është fitorja e Ukrainës. Lufta nuk vazhdon vetëm për 4 muaj, të gjithë shpresojmë që lufta të mbarojë sa më parë. E vetmja ëndërr që unë mund të flas sot është fitorja dhe e ardhmja ime që shpresoj të jetë e lirë.

Karadaku: Ke të afërm në ushtrinë e Ukrainës?

Sasha: Të afërm nuk kam, por njoh shumë njerëz, miq të cilët sot ndodhen në ushtri. Ju keni dëgjuar që nga Rusia njerëz që i bashkohen ushtrisë i marrin me forcë, ndërkohë që në Ukrainë shkojnë me vullnetin e tyre. Në fillimin e luftës kanë qenë radhët për të marrë armët, për të shkuar për të luftuar, sot burrat presin të shkojmë në front, sepse ata e dinë për çfarë po luftojnë. Jo vetëm burrat por edhe gratë po luftojnë.

Karadaku: Kam parë shumë gra që janë bërë pjesë e ushtrisë, do kishe shkuar ti Sasha?

Sasha: Mendoj që po të ishte detyra ime, sigurisht që do të kisha shkuar. Besoj se po. Në fillim sa i kemi dëgjuar bombardimet e para, ti kupton se vetëm ti mund të ndihmosh vendin tënd. Sot çdo ukrainas po lufton për vendin e vet, dikush në frontin e luftës, edhe unë ndodhem në një front, por në një front informativ, pasi po tregoj për tmerret dhe padrejtësitë që po u bëhen ukrainasve.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!