Këshilli Kombëtar i PD nis votimin për “kupolën” e partisë, emrat e kandidatëve

schedule17:59 - 3 Qershor, 2022

schedule 17:59 - 3 Qershor, 2022

Në orën 17.00 është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Tashmë ka nisur të votojë me votim të fshehte kandidaturat e miratuara në mbledhjen e Kryesisë së PD për Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët dhe Sekretariatët e PD.

“Anëtaret e Këshillit do te firmosin per prezencen e tyre manualisht dhe elektronikisht. Ne mbledhje fjalen do e marre Kryetari i Partise Sali Berisha dhe Kryetari i Keshillit Kombetar Edi Paloka. Menjehere ne mbyllje te votimit te fshehte, numerimi do te behet ne menyre transparente per publikun dhe median. Secila flete votimi do te shfaqet ne ekran dhe rezultati do te jete ne kohe reale“, njofton Komisioni i Rithemelimit.

Flamur Noka dhe Arben Ristani janë dy kandidaturat që po diskutohen për rolin e Sekretarit të Përgjithshëm. Ndërkohë për postin e nënkryetarëve të partisë janë hedhur kandidaturat e Belind Këlliçit, Agron Shehajt, Oerd Bylykbashit dhe Luçiano Boçit. Po ditën e sotme pritet që të zgjidhen edhe drejtuesit e sekretariateve.

Lexo edhe: Kryesia e PD zgjedh sot “kupolën”, Berisha: Po përpiqemi të mos dublojmë funksionet

Për n/kryetar të PD-së dy vende, u propozuan:

  1. Agron Shehaj
  2. Oerd Bylykbashi
  3. Belind Këlliçi
  4. Luçiano Boçi

Për Sekretar të Përgjithshëm:

  1. Flamur Noka
  2. Arben Ristani

Për Sekretar për Organizatat Partnere

Znj. Iliriana Kuçana

Megi Balliu

Sekretar për Transparencën, luftën kundër Korrupsionit dhe Rikthimin e Pronave

Lediana Mandia

Andi Pustina

Sekretar për të Drejtat e Njeriut

Elda Hoti

Bislim Ahmeti

Sekretar për Organizimin

Ervin Minarolli

Aurel Bylykbashi

Sekretar për Integrimin Europian

Edmond Spaho

Lediana Fratari

Sekretar për Marrëdhënie Publike

Jola Hysaj

Sara Bodo

Sekretar për të Përndjekurit Politikë

Lorenc Luka

Bedri Blloshmi

Sekretar për Emigracionin, Diasporën dhe Organizimin e PD jashtë vendit

Tritan Shehu

Indrit Hoxha

Sekretar për Ligje dhe Çështje Elektorale

Ivi Kaso

Çlirim Gjata

Sekretar për Pushtetin Vendor

Dasho Aliko

Ylli Asllani

Gjykatësi i Partisë

Endira Bushati

Adriana Kalaja