Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla i përgjigjet Alibeajt: Bojkoti nuk sjell përfitim, është fyerje e delegimit të sovranitetit

schedule13:41 - 3 Qershor, 2022

schedule 13:41 - 3 Qershor, 2022

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar, pasi Enkelejd Alibeaj njoftoi bojkotin e seancës së nesërme për zgjedhjen e presidentit. Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se bojkoti nuk sjell asnjë përfitim dhe se është fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve.

“PD i rikthehet bojkotit të Kuvendit?! “Të kërkosh suksesin nuk do të thotë të mos bësh gabime, por të mos bësh të njëjtin gabim për herë të dytë”, apo të tretë?, – pat thënë George Bernard Shaë. Bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim, ai është thjeshtë fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve”, shkruan Balla.

Lexo edhe: Berisha brenda, Alibeaj jashtë: Si do të votohet nesër në Kuvend kandidati i Ramës për President

Në një prononcim për mediat, Enjelejd Alibeaj njoftoi se pjesa më e madhe e Grupi Parlamentar të drejtuar nga ai nuk do të jetë nesër prezente në Kuvend, ku do të votohet për presidentin e ri, teksa kandidatura do të propozohet nga PS. Nga ana tjetër, Sali  Berisha ka deklaruar se grupimi i tij do të jetë nesër në Kuvend, por do të votojnë kundër kandidatit të socialistëve. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!