Artan Hoxha paralajmëron vrasjen e radhës në Shkodër: Të vdekur të pavarrosur

schedule11:41 - 3 Qershor, 2022

schedule 11:41 - 3 Qershor, 2022

Gazetari Arta Hoxha than ë Abc Live se mungesa e zbardhjes së ngjarjeve të rënda në Shkodër paralajmërojnë krime të tjera të rënda gjatë muajve apo javëve në vijim. Gazetari i ABC tha se policia dhe prokuroria kanë dështuar në zbardhjen e ngjarjeve në këtë qytet, gjë që ka çuar edhe në vijimin e serive të vrasjeve në Shkodër.

“Moszbulimi i autorëve paralajmëron ngjarjen e radhës. Kanë një shprehje në veri: I dekun i pakallur. Pra, janë njerëz të vdekur që lëvizin në këmbë. Nuk kanë rrugë tjetër. Ose të mbyllen në shtëpi  ose të dalin dhe të vriten nga hasmi”, tha ai duke shtuar se Shkodra tani i ngjan Palemos së viteve ’80 ku mafia luftonte dhe vrisnin familjarët e njeri-tjetrit.

Lexo edhe: Artan Hoxha në Abc Live: Kush po vret tani në Shkodër

Këto ngjarje në Shkodër të bëjnë që të kujtosh vrasjet që bëjnë familjet mafioze në jug të Italisë. Ata vrasin nëpër raste festash në mënyrë që t’i të mos kesh mundësi të festosh më”, tha Hoxha duke bërë edhe një kronologji të vrasjeve që çuan deri në këtë të sotmen.

Lexo edhe: Rikthehen vrasjet në “Palermon e Shqipërisë”. Me snajper, tritol dhe killera me pagesë, të gjitha ekzekutimet e bujshme që tronditën Shkodrën gjatë 20 viteve të fundit

Sipas tij, vrasja e Xhabir Shegës në qershor të vitit 2015 ndodhi për shkak të ekzekutimit të djalit të viktimës së sotme.

Një muaj para se të vritej Xhabir Shega kishte porositur një mjet të blinduar. Ishte një xhip i blinduar. e porositi, por nuk e përdori më. Unë kam hipur në atë mjet në Shqipërinë e mesme pasi ishte vrarë Shega sepse mjetin e mori një tjetër grup. Vrasja me snajper e Xhabir Shegës tregon se sa të vendosur ishin ata për ta vrarë atë. Ai u vra për vrasen e djalit të viktimes së sotme. Ai u vra nga shumë larg me snajper. U dyshua në atë kohë se vrasësi i Xhabir Shegës ishte një person me prapavijë ushtarake dhe i trajnuar nga NATO”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!