Brazili po diskuton për dozën e katër të vaksinës së Covid-19 për personat mbi 50 vjeç

schedule09:30 - 3 Qershor, 2022

schedule 09:30 - 3 Qershor, 2022

Autoritetet braziliane planifikojnë të miratojnë dozën e dytë përforcuese të vaksinës kubdër Covid-19 për qytetarët mbi moshën 50 vjeç, njoftoi të enjten Ministri i Shëndetësisë Marcelo Keiroga.

“Doza e dytë përforcuese ( e katërta në total) u miratua për personat mbi 60 vjeç (në maj). Tani po mendojmë dozën e katërt për personat mbi 50,”, tha Keiroga për gazetarët.

Ministria e Shëndetësisë braziliane rekomandon që doza e dytë përforcuese të jepet katër muaj pas dozës së parë përforcuese.

Njoftimi erdhi pasi vendi i Amerikës Latine ka parë një rritje të infeksioneve të SARS-CoV-2, shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga COVID-19.

Deri më tani 166.1 milionë qytetarë domethënë 77.4% e popullsisë së Brazilit janë vaksinuar plotësisht, pothuajse 93 milionë kanë marrë një dozë përforcuese, ndërsa 3.5 milionë banorë kanë marrë dozën e dytë përforcuese./abcnews.al/