Të gjitha femrat i duan parfumet dhe ne duam të kemi erë të mrekullueshme në çdo kohë të ditës. Megjithatë, tani që temperatura po rritet nuk zgjat shumë dhe pyetja është një: Si do të zgjasë për orë të tëra?
Mjafton të ndiqni mënyrat e mëposhtme dhe do të arrini rezultatin e dëshiruar.
Spërkatni në mënyrë strategjike
Një truk për të nuhatur parfumin tuaj nga maja deri te thonjtë është ta spërkatni atë në ajër dhe më pas të kaloni nëpër këtë “re”. Në këtë mënyrë parfumi “zbarkon” kudo: Nga flokët dhe supet tuaja, tek gishtat.
Thuaj po hidratimit
Lëkura e dehidratuar është një shkak kryesor që aroma nuk zgjat shumë. Për këtë arsye, sigurohuni që lëkura juaj të jetë e hidratuar mirë duke pirë ujë të mjaftueshëm dhe duke aplikuar krem hidratues në kyçet e dorës dhe në përgjithësi aty ku spërkatni me parfumin tuaj.
Ruajtja SOS
Tani që temperatura po rritet në verë, duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë hapësirës që lini dhe ruani parfumin tuaj. Nëse ekspozohet ndaj nxehtësisë ose dritës së tepërt, ai humbet fuqinë e tij. Prandaj, shmangni lënien e tij në vende ku temperatura është mjaft e lartë. Kjo mund të bëjë që parfumi juaj të avullojë më shpejt dhe të humbasë freskinë e tij. Një vend më i freskët është një zgjedhje më e mirë.
Spërkatni furçën e flokëve me parfumin tuaj
Një këshillë e mirë është të spërkatni furçën tuaj me parfumin tuaj dhe më pas të krihni flokët me të. Por mos spërkatni drejtpërdrejt flokët, sepse alkooli i konsumon ato./abcnews.al