Naim Bajrit, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e së premtes në lagjen “Rus” të Shkodrës, i kanë vrarë të birin në vitin 2001. Bëhet fjalë për Endrit Bajrin, ndërsa ngjarja ka ndodhur më 21 tetor të 2001. Autorët e vrasjes ishin Xhabir Shega, Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari. Një prej autorëve, Xhabir Shega, është vrarë në 2015.
Vrasja ndodhi rreth oreës 07.10 ndërsa Naim Bajri po pinte kafe me një punonjësin e tij i cili mbeti i plagosur. Dy burrat janë qëlluar nga një automjet, 10 herë dhe për pasojë Bajri ka mbetur i vdekur në vend. Ndërkohë, një automjet është gjetur i djegur në Bypassin e Shkodrës. /abcnews.al/