Haradinaj reagon për protestën e Vetëvendosjes: Presion ndaj drejtësisë

schedule16:13 - 26 Prill, 2019

schedule 16:13 - 26 Prill, 2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e konsideroi si një presion ndaj drejtësisë protestën e Vetëvendosjes,e cila kërkon shkarkimin nga posti të kreyprokurorit. Ndërsa propozimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë për të protestuar kundër zyrtarëve që pasurohen, një gjë pozitive.

Presion e ka quajtur protestën e Lëvizjes Vetëvendosje kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ndërsa këshillat e ambasadorit amerikan i cili një ditë më parë porositi qytetarët që të ngrisin zërin ndaj zyrtarëve që pasurohen në kurriz të buxhetit të shtetit, Haradinaj i konsideron pozitive.

“Qëndrimet e ambasadorit të Amerikës që Kosova të ballafaqohet me të metat e saj, janë ndihmesë për Kosovën, shkojnë në drejtim të një shoqërie me aktive dhe besoj që është në rregull. Nëse i flet qytetarëve protestë nuk është vetëm dalja në rrugë. Ekziston rreziku kur një parti politike proteston kundër kryeprokurorit, është ndërhyrje në sistemin gjyqësor”.

Në një konferencë për media kryeministri Haradinaj ka folur edhe për samitin e Berlinit ku ka shfaqur shpresën se do ti kenë të harmonizuara qëndrimet me presidentin, ndërsa vet thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim.

Haradinaj gjithashtu ka folur edhe për ndalimin që i është bërë dje nga pala serbe këshilltarit të tij nga komuniteti serb.

Ka thënë se nëse Serbia vazhdon me këtë praktikë edhe Kosova do të veprojë njejtë.

Gjatë ditës në shenjë proteste funksionarë të Partisë Liberale Serbe në mënyrë të organizuar kanë kaluar kufirin në  Merdar  pas ndalimit dhe të keqtrajtimit të funksionarëve të kësaj partie në vendkalimet kufitare Kosovë Serbi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!