Nga lufta e Kosovës te ajo në Ukrainë, Rama: Rusia po shkakton dhimbje në botë, shkelësit të dënohen si Millosheviç

schedule16:48 - 2 Qershor, 2022

schedule 16:48 - 2 Qershor, 2022

Si president i Këshillit të Sigurimit të OKB, kryeministri Edi Rama po drejton debatin e nivelit të lartë mbi llogaridhënien ndërkombëtare, e vendosur si çështje në rendin e ditës nga Shqipëria si një ndër prioritetet e programit të vendit tonë në këtë këshill. Në fjalën hyrëse, Rama tha se vlerat themelore të të drejtave të njeriut janë parë të shkelen, ndërsa shtoi se të gjitha duhen trajtuar me rëndësi. Kryeministri shtoi se kur dështojnë të respektojmë të drejtën për të vërtetën, atëherë institucionet bëhen më të dobëta.

“Do doja ta shfrytëzoja këtë mundësi të shprehja vlerësimet për ambasadoren e SHBA-ve, Thomas Greenfield, për punën e shkëlqyer në drejtimin e Këshillit gjatë muajit maj. Besoj se flas në emër të gjithë anëtarëve të Këshillit për shprehjen e vlerësimit për ambasadoren Thomas Greenfield. Do të doja që t’iu roja mirëseardhje të ngrohtë ministrave, prania juaj tregon rëndësinë e temës që ne do të diskutojmë”, tha Rama, duke shtuar: Dallimet në opinione, mosmarrëveshjet nuk janë të pazakonta në këtë Këshill. Ato amplifikohen nëse ne përqendrohemi tek politika e përditshme dhe shqetësimet, në themel të këtyre argumenteve të qarta qëndrojnë vlerat themelore që përfaqësojnë lidhjen reale”. 

Si President i KS, Rama është ndalur tek konfliktet si ai në Siri, apo edhe lufta në Ukrainë. Duke e cilësuar luftën në Ukrainë të paprovokuar Rama theksoi se Rusia po shkakton dhimbje për mbarë botën dhe kjo kërkon vënie para përgjegjësisë. Ndërsa rastine Sirisë kryeministri e cilësoi si shembull tragjik, duke dështuar ta vëmë para përgjegjësisë.

“Nuk ka qenë e lehtë të mbërrihet këtu. Shtetet kanë krijuar organizma të gjera ligjore për të rregulluar sjelljen e tyre dhe për ti respektuar ato. Siç ka thënë Martin Lutter King padrejtësia diku është kërcënim kudo. Të gjithë e dimë se jemi në një stres të jashtëzakonshëm.  Ne mund të ndihemi në fakt edhe të dëshpëruar e të paduruar për mungesën e progresit.

Kemi parë si minohen shtete të tëra si minojnë paqen dhe sigurinë. Duke dështuar që ta vëmë para përgjegjësisë regjimin sirian. Ky akt i neveritshëm ka shkelur të gjitha ato që përfaqëson ky Këshill. Lufta e padrejtë në Ukrainë ka tronditur ekonominë botërore, po shkakton dhimbje të panevojshme për miliona njerëz. Krime të tmerrshme zbulohen çdo ditë. Krimet nuk duhet dhe nuk mund të mbeten të pandëshkuara. Kolegë ne duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë. Nuk duhet t’i lëmë shkeljet të bëhen normë. Shkelësit duhet të mos kenë vend në botën tonë, ata duhet të kenë vend pas hekurave si Sllobodan Millosheviç. Duhet t’i themi boll mos ndëshkimit, u detyrohemi viktimave të luftës në Kosovë “.

Gjatë fjalës së tij në KS në OKB, kryeministri ka theksuar se Shqipëria do të jetë në ballë për të vënë drejtësi dhe për të ndaluar krimet.

Shqipëria do të jetë në ballë për të vënë drejtësi dhe për të ndaluar krimet e ardhshme. Kolegë na duhet të dëshmojmë, vepra dhe jo vetëm fjalë. Na duhet të themi “Kurrë më” sepse u detyrohemi me vepra të gjithë atyre që kanë vuajtur masakra. Ua detyrojmë fytyrave të panumërta që janë shpesh viktima të krimeve seksuale. Ua detyrojmë mijëra jetëve të shkatërrua të miliona fëmijëve të cilëve iu është vjedhur e ardhmja. Është e rëndësishme të qëndrojmë në mënyrë të vendosur. Ua detyrojmë fëmijëve tanë, fëmijëve të botës. Logaridhënia sjell përgjegjësi, drejtësia kontribuon në paqe. Pa këtë drejtësi dhe llogaridhënie efektive, shkelësit duhet të mos kenë pjesë e vend në botën tonë, por pas hekurave si Millosheviçi. Duhet që pandëshkueshmëria të mbetet histori.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!