Tuna ndodhet në Turqi ku po shijon pushimet bashkë me mikeshat e saj, këngëtaret Adelina Tahiri dhe Big Mama. Artistet shqiptare nga Maqedonia e Veriut kanë gjetur pak kohë për të shijuar disa ditë relaksi nën shoqërinë e njëra-tjetrës. Dhe, një udhëtim me vajza është i mbushur me plot situata komike.
Përmes Instagramit, ata kanë zbuluar se ndodhen në Bodrum. Teksa po shijonin atmosferën e natës në qytetin turk, Tuna ka eksperimentuar me pjesën e instrumenteve duke i hyrë në |territor”, partnerit të saj Patris Berishës. Këtë moment funny e ka ndarë Big Mama teksa e ka konsideruar si “diss” ndaj tij.
/abcnews.al