EMRAT/ Tjetërsimi i 10 mijë m2 tokë shtetërore në Sarandë, në kërkim dy biznesmenë dhe ish-kreu i Kadastrës

schedule13:00 - 2 Qershor, 2022

schedule 13:00 - 2 Qershor, 2022

Dy biznesmenët dhe ish-kreu i Kadastëres janë shpallur në kërkim pas operacionit të prokurorisë për tjetërsimin e 10 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Sarandë.

Sipas policisë, biznesmeni 40-vjeçar Behar Muçobega akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ndërsa i vëllai Bedri Muçobega, 50 vjeç, akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë Ardian Kola ka qenë drejtues i Kadastrës së Sarandës gjatë viteve 2019-2020 kur janë bërë shkeljet.

Ditë e djeshme policia u ka vënë prangat drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, Pandi Zhonga, së bashku me juristen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj si dhe Aleko Anagnostin, noter.

Ndalimi i tyre është bërë, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar një pronë prej 10 mijë metra katrorë duke ua dhënë personave të ndryshëm.

Burime për ABC bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë edhe personat që kanë përfituar nga ky tjetërsim pronash. Bëhet fjalë për Fredi Mërkurin, Valter Llomin dhe Argonida Canaj. Ata akuzohen për falsifikim dokumentesh, me të cilat kanë përfituar edhe tokën. Mësohet se toka për të cilën bëhet fjalë ndodhet në zonën e kanalit të Cukës në Ksamil. Ndalimi i tre zyrtarëve publikë është kryer nga prokuroria e Sarandës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!