Newcastle është një nga skuadrat që po punon fort për të përforcuar skuadrën me elementë cilësorë për sezonin e ardhshëm, me sheikët që janë të papërmbajtshëm.
Skuadra angleze ka arritur të sigurojë shërbimet e talentit të Reims. Bëhet fjalë për Hugo Ekitike, i cili në këtë sezon ka shkëlqyer me Reims ku ka arritur të shënojë 10 gola në 24 ndeshje të zhvilluara.
Është gazetari i njohurt Fabrizio Romano ai që ka raportuar se marrëveshja është arritur për shumën e 30 milionë euro plus bonuse.
Drejtuesit e Newcastle i kanë ofruar lojtarit kontratë pesëvjeçare (e ka dhënë miratimin e tij). Tani mbetet vetëm që Reims dhe Newcastle të mbyllin detajet përfundimtare.
Edhe pse Borussia e Dortmundit ishte një nga skuadrat e mëdha më të interesuara për 19-vjeçarin, në fund Newcastle është shfaqur me konkret me ofertën e bërë si futbollistit ashti edhe klubit francez. Sulmuesi i ri ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 27 ndeshje në total gjatë sezonit që sapo u mbyll. /f.a/abcnews.al