Festën e 60 vjetorit fakulteti i muzikës e përmbyll me mbrëmjen gala në sheshin e godinës së Universitetit të arteve.
Drejtori artistik dhe dekani Isak Shehu , fillimisht shprehet me tingujt e trompës , e më pas na rrëfen metaforat e forta që dëshironin të përçonin me repertorin e përzgjedhur.
Pianistia Merita Rexha , një prej organizatoreve të këtij përvjetori tha se nderimi i personaliteteve është detyrim, madje e cilëson domosdoshmëri njohjen e të rinjve me emrat që e themeluan këtë fakultet.
Emocionet për Rexhen ishin të mëdha , pasi ajo luan Bethoven një pjesë që e ka interpretuar pedagogia e saj Margarita Kristidhi e cila u nderua me profesoresh Emeritus, artistja veçon edhe mesazhin e kësaj pjese.
Këto koncert konfirmuan disa të vërteta të rëndësishme në binomin pedagog studentë thekson Shehu.
Mungesa e skenës u kthye në një energji për të realizuar këtë vit jubile, por dekani i muzikës jep lajmin e mirë se në prag krishtlindjes salla do jetë gati.
Përgjatë muajit të festimeve të 60 vjetorit të fakultetit të arteve u realizuan mbi 70 koncerte Dy opera ” Mrika” dhe opera e stilit barok” Dido dhe Enea”.
Në koncertin përmbyllës morën pjesë orkestra e filarmonisë, kori i studentëve nën drejtimin e mjeshtres Suzana Turku , kuarteti i harqeve i 1974, solistët Merita Rexha piano dhe Kastriot Tusha tenor, shoqëruar edhe nga solistët e rinj të klasës së operas .
/abcnews.al/