Më 6 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet ndaj Islandës jashtë.
Për të folur rreth kësaj ndeshje në një konferencë para mediave, mbrojtësi kuqezi Frederik Veseli ka folur përpara mikrofonave rreth kësaj ndeshjeje të parë të Ligës së Kombeve.
“Kemi nisur me stërvitje intensive. Synimi është të vazhdojmë një seri të gjatë të rezultateve pozitive me Kombëtaren me objektivin të fitojmë. Kemi mbrojtës ekspert, kur vjen në ekipin Kombëtar më pas vendos trajneri. Këto ditë kemi punuar shumë në anën mentale, shpresoj që të na dërgojë kjo sa më lart.”
Objektivi – “Duam të ngjitemi një Ligë më lart. Jemi favoritë të grupit, ne shpirtërisht mendojmë se do të fitojmë. Kemi vullnetin 200% për të fituar dhe të ngjitemi një Ligë më lart që të luajmë me kundërshtar më të fortë.”
Ndeshjet me Islandën dhe Izraelin – “Kemi bërë disa gabime me Islandës dhe Izraelit në ndeshjet e kaluara dhe duam që t’i përmirësojmë ato.”
Mbrojtësit e Shqipërisë në Seria A – “Është e ditur që kampionati italian ka prodhuar shumë mbrojtësa. Nëse nuk ke mbrojtësa nuk fiton lojën.”, përfundoi Frederik Veseli./ h.ll/abcnews.al