Forcat ruse kanë vazhduar sulmet ajrore kundër objektivave në rajonin e Donetskut, ku ushtria ukrainase thotë se ka “beteja përgjatë gjithë vijës së frontit”.
Zyra e presidentit ukrainas tha të martën se “ka pasur një sulm ajror në Sloviansk [gjatë natës]. Si rezultat, të paktën tre persona kanë vdekur dhe gjashtë janë plagosur. Shkolla dhe shtatë ndërtesa të larta janë dëmtuar. Puna e shpëtimit është duke u zhvilluar.
Numri i viktimave dhe të plagosurve është duke u sqaruar”.
Në rajonin fqinj të Luhanskut, 90% e të cilit tani është nën kontrollin rus, zyra e presidentit tha se “përpjekjet kryesore të rusëve tani janë përqendruar në vendosjen e kontrollit mbi Severodonetsk”.
Trupat ukrainase janë ende në Severodonetsk, por forcat ruse kontrollojnë një pjesë të qytetit.
Deri më tani 15,000 civilë kanë mbetur në qytet, i cili është pa energji dhe ujë./abcnews.al/