“Hodhën derën në erë”, grabitje “spektakolare” duke përdorur eksploziv, arrestohen 7 shqiptarë në Spanjë

schedule17:59 - 31 Maj, 2022

schedule 17:59 - 31 Maj, 2022

Policia spanjolle ka arrestuar 7 shqiptarë të cilët dyshohet se janë përfshirë në grabitjen spektakolare me eksploziv të kryer më 28 mars në një supermarket në Terrassa, sipas burimeve pranë rastit.

Ata janë arrestuar javën e kaluar. Hetimet u kryen nga një grup i posaçëm i Sektorit të Hetimeve Penale (DIK).

Grabitja ndodhi në Roc Blanc pak pas orës 15:00 të së hënës (28 mars). Fqinjët dëgjuan “një zhurmë të fortë, si një shpërthim”.

Sipas medieve spanjolle ata kishin hedhur në erë derën e sigurisë jashtë, në rrugën Bailén, pikërisht pranë hyrjes së objektit. Ata po kërkonin një kasafortë.

Pasi e gjetën u larguan me një automjet.

Provat dhe hetimet tregojnë se hajdutët e kishin studiuar shumë mirë qëllimin e tyre./abcnews.al/