Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muriqi dhe Mallorca arrijnë akordin mes tyre, tentohet marrëveshja mes klubeve

schedule14:25 - 31 Maj, 2022

schedule 14:25 - 31 Maj, 2022

Vedat Muriqi dëshrion të qëndrojë në La Liga dhe të mbajë veshur fanellën e Mallorcas.

Sipas “OkDario” lojtari dhe klubi spanjoll kanë arritur marrëveshjen mes tyre për 4 vitet e ardhshme, por tashmë gjëja më e vështirë mbetet arritja e marrëveshjes me klubin që zotëron të drejtat e tij, Lazion, i cili do të ishte i gatshëm të zbriste në 10 milionë euro çmimin e lojtarit, klauzola e blerjes së të cilit ishte 12 milionë euro.

Lazio i ka dhënë dritën jeshile drejtuesve të Mallorcas që të bëjnë përpjekje maksimale për blerjen e plotë të kartonit të Muriqit, por duket e vështirë të arrihen ato dhjetë milionë që lacianët i kërkojnë dhe kjo do të përbënte nënshkrimin më të shtrenjtë në historinë e klubit, shumë më tepër se gjashtë milionë euro që iu paguan në verën e vitit 2001 Real Madridit për 50 për qind të të drejtave të Samuel Eto’o-s. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!