Nicolo Zaniolo i dhuroi trofeun e Conference League Romës në “Air Albania” pasi goli i tij rezultoi të ishte vendimtarë ndaj Feyenoord.
Pas kësaj finaleje të fituar tani është koha për të menduar për të ardhmen. Marrëdhënia mes Zaniolos dhe Jose Mourinhos është pozitive dhe duket se do jetë një nga arsyet e një rinovimi të mundshëm të kontratës, megjithatë ofertat nga skuadra të tjera s’kanë munguar.
“Sipas La Gazzetta dello Sport” fillimisht lojtarit i është propozuar një pagë prej 3.5 milionë euro plus bonuse, por diçka e tillë vështirë të pranohet nga Zaniolo i cili ka pretendime më të larta.
Juventusi, Milani dhe Newcastle janë disa nga skuadrat që po shqyrtojnë me vëmendje rastin e lojtarit për të parë mundësinë e një transferimi gjatë merkatos së verës. /f.a/abcnews.al