Anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo, i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për procesin e zgjedhjes së Kryesisë së re të Partisë Demokratike ditën e shtunë.
Ai deklaroi se Kryesia është politike, pasi nuk mund të kishte si të ndodhte ndryshe, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë atyre që prisnin diçka tjetër.
I pyetur nga moderatori Xhafo nëse procesi ishte i vërtetë, Bozdo tha se ky ka qenë procesi më transparent që mund të ketë ndodhur ndonjëherë në ndonjë parti politike në Shqipëri.
Pjesë nga diskutimi:
Xhafo: Si është ekipi i ri i PD?
Bozdo: Kjo është Kryesia e PD, por nuk është i plotë ekipi drejtues, i cili do të plotësohet duke u zgjedhur nënkryetaret, Sekretari i Përgjithshëm dhe departamentet. Të gjitha këto do të përbëjnë nivelin drejtues të PD. Për të gjithë ata që thonë se nuk pati surpriza, unë nuk e di se çfarë ekzaktësisht pritej. Por Kryesia e zgjedhur është një trupë e mirëfilltë politike. Nuk mund të dalë ndryshe Kryesia e partisë.
Xhafo: Votim i ndershëm?
Bozdo: Në historinë votime në partitë politike nuk besoj se ka patur noj votim më transparent se kaq. Ka qenë një proces i monitoruar nga mediat, i lexuar në kohë reale. Ky është procesi më transparent që ka ndodhur, më shumë se kaq nuk ka transparentë. Nuk ka Kryesi që nuk ka njerëz politikë.
/T.H/Abcnews.al/