Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PPE i hoqi PD të drejtën e votës në Kongres, Nazarko: Qëndrim kolektiv, e kundërshton Bozdo

schedule21:52 - 30 Maj, 2022

schedule 21:52 - 30 Maj, 2022

Vendimi i PPE për t’i hequr PD të drejtën e votës në Kongres është diskutuar sot në emisionin “Log” në Abc.

Analisti Mentor Nazarko e ka konsideruar një qëndrim kolektiv, por kjo është kundërshtuar nga Enno Bozdo.

“Ky qëndrim që është institucional, tregon se edhe e djathta evropiane është duke mbajtur një qëndrim kolektiv. Kësaj radhe kemi një front të përbashkët perëndimor. Është fronti i përbashkët”, tha Nazarko.

Kryetari i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian David McAllister gjatë vizitës në Tiranë tha se pa një opozitë të fortë dhe konstruktive, nuk mund të ketë ecuri në zbatimin e reformave për të mirën e qytetarëve. Ai kërkoi bashkëpunim konstruktiv politik. Sipas Bozdos në deklaratat e tij McAllister nuk mbajti qëndrim.

Ai tha ne nuk flasim presim zhvillimet, pastaj do mbajmë qëndrimin tonë. Është hera e parë që një zyrtar kaq i lartë flet për domosdoshmërinë e pasjes së një opozite të fortë. BE është neutrale, SHBA kanë qëndrimin e tyre. S’ka fronte. Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!