I përfundoi kontrata me Torinon, Inter piketon Belottin

schedule13:45 - 30 Maj, 2022

schedule 13:45 - 30 Maj, 2022

Andrea Belotti shtë tashmë një lojtarë i lirë në treg, pasi i përfundoi kontrata me Torinon, me palët që akoma s’kanë vendosur për qëndrimin e sulmuesit në “Granata” apo jo.

Torino i ka bërë ofertë për vazhdimin e kontratës, por Belotti po pret dhe po analizon ofertat e tjera.

Sipas “FootballItalia” raportohet se Interi është skuadra e cila po e monitoron situatën e sulmuesit me imtësi, teksa thuhet së është gati që t’i bëjë atij një ofertë zyrtare për të tentuar edhe transferimin gjatë merkatos së verës.

Neroazzurët po shikojnë mundësinë për afrimin e Belottit me parametra zero pasi objektivi i tyre kryesor Gianluca Scamaça kushton shumë dhe Interi nuk është gati t’i paguajë Sassuolos 40 milionë euro për sulmuesin.

Përveç Interit interesim për Belottin kanë shprehur edhe skuadrat si AC Milan, Monza dhe Napoli.

28-vjeçari sezonin e fundit pati probleme me lëndime ku zhvilloi vetëm 22 ndeshje duke realizuar tetë gola e duke asistuar në një tjetër. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!