Arteriet janë enët më të mëdha të gjakut që bartin gjakun nga zemra në të gjithë trupin. Kolesteroli, yndyrat dhe substanca të tjera formojnë pllaka që ngjiten në muret e brendshme të arterieve, duke i ngushtuar ato dhe duke e bërë më të vështirë rrjedhjen e gjakut.
Rezultati është një gjendje e quajtur aterosklerozë, që do të thotë ngurtësim i arterieve. Ateroskleroza mund të çojë në presion të lartë të gjakut, sëmundje koronare të zemrës dhe shumë sëmundje të tjera. Për të shmangur këtë situatë duhet të ndryshoni dietën tuaj.
Megjithatë, duhet të keni parasysh se këto këshilla nuk mund të zëvendësojnë trajtimin nga mjeku. Nëse keni ose dyshoni se keni një problem mjekësor, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.
1. Shmangni yndyrnat e ngopura dhe yndyrat trans
Gatuani me vajra të shëndetshëm si vaj ulliri, susami, kokosi dhe kikiriku.
2. Rritni marrjen e yndyrnave omega-3
Mund të konsumoni salmon, troftë dhe ton.
3. Shmangni ëmbëlsirat
Ëmbëlsirat janë një burim kryesor i karbohidrateve të thjeshta, të cilat mund të kenë ndikim te disa faktorë që lidhen me aterosklerozën si presioni i lartë i gjakut dhe obeziteti. Ju duhet të eliminoni ushqimet dhe pijet me sheqer nga dieta juaj për të ndihmuar në promovimin e shëndetit të zemrës.
4. Rrisni marrjen e fibrave
5. Zvogëloni marrjen e natriumit
Natriumi në kripë ka një ndikim në presionin tuaj të gjakut dhe presioni i lartë i gjakut ju vë në rrezik. Zgjidhni opsione me përmbajtje të ulët natriumi në dyqane dhe restorante dhe kufizoni marrjen tuaj në një maksimum prej 2.300 mg në ditë. /abcnews.al