Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi thuhet se janë ndarë. Shkak për këtë është bërë distanca mes tyre. Modelja e njohur qëndron prej vitesh në Zvicër ndërsa Blero ndodhet në Kosovë.
Mirëpo, së fundmi, këngëtarja ka bërë me dije se ka udhëtuar drejt Zvicrës. Ai ka publikuar një foto ku shihet bashkë me Fifin ndërsa në një tjetër shihet teksa flet me të bijën, Tara. Megjithatë, motivet e udhëtimit të tij nuk dihen ende.
Nuk përjashtohet mundësia që këngëtari të ketë shkuar për t’u sqaruar me Afronën në atë që konsiderohet si kriza e tyre më serioze në shtatë vite bashkë.