Dinamo e rënë tashmë në Kategorinë e Parë vetëm pas një sezoni qëndrimi në Superiore, teksa nuk ia doli që këtë sezon që konfirmohej mes më të mirëve.
Blutë që tashmë do të luajnë në Kategorinë e Parë, trajneri Rodolfo Vanoli ka “braktisur” anijen. Trajneri italian në prononcimet e tij ka lënë të kuptohet se dëshiron ta drejtojë Dinamon edhe në Kategorinë e Parë, madje duke vendosur edhe një objektiv madhor, përveçse ngjitjes në Superiore, fitimin e Kupës së Shqipërisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vanoli ka lënë një mesazh, teksa ka përshtypjet më të mira për shqiptarët si mikpritës.
59-vjeçari ka shkruar një letër falënderimi për stafin e hotelit ku ka qëndruar në Shqipëri, duke lënë të kuptohet se do të do të kthehet në vendin tonë.
Letra e Vanolit:
“Faleminderit…
Me praninë tuaj, më ndihmuat të njoh mirësjelljen dhe mikpritjen e popullit shqiptar….
Faleminderit….
Që më bëtë të ndihem si në shtëpi…
Faleminderit…
Për miqësinë tuaj…
Nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim”.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al