Kandidat për anëtar Kryesie, çfarë vendimi mori PD kur mësoi ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani

schedule20:20 - 28 Maj, 2022

schedule 20:20 - 28 Maj, 2022

Komisioni i Votimit dhe Numërimit ka shpallur 20 anëtarët e Kryesisë së PD-së pa zgjedhjeve të mbajtura sot.

Emrat më të votuar në Kryesinë e re janë Belind Këlliçi nga burrat me 192 vota, ndërsa nga gratë më e mbështetura është Fatbardha Kadiu me 141 vota.

Në procesin e votimit morën pjesë 227 anëtarë të Këshillit Kombëtar, për 20 emrat e Kryesisë së re të PD. Në listë ishte edhe emri i ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë ditën e sotme.

Komisioni njofton se pasi mori dijeni për ndarjen nga jeta të  Nishanit, nuk u vijua më tej me numërimin e votave të tij.

Për rrjedhojë, emri i  Nishanit nuk u pasqyrua në rezultat.

Në listë ishin gjithsej 47 kandidatë. Rrjedhimisht 27 prej tyre kanë mbetur jashtë Kryesisë.

1.Albina Deda
2.Arben Imami
3.Bardh Spahia
4.Bedri Blloshmi
5.Bledi Kasmi
6.Blendi Himci
7.Çlirim Gjata
8.Edmomd Spaho
9.Elda Hoti
10.Endira Bushati
11.Erald Kapri
12.Floriana Garo
13.Genc Deromemaj
14.Genc Pollo
15.Indrit Hoxha
16.Isuf Çela
17.Ivi Kaso
18.Kasem Mahmutaj
19.Klevis Balliu
20.Lediana Fratari
21.Ledina Mandija
22.Liljana Elmazi
23.Lorenc Luka
24.Mirela Tabaku
25.Sorina Koti
26.Tritan Shehu./abcnews.al/