Rikonstruktohen mjediset e godinës 27 në “Qytetin Studenti”

schedule14:30 - 24 Prill, 2019

schedule 14:30 - 24 Prill, 2019

Rikonstruktohen mjediset e përbashkëta te godinës numër  27 në “Qytetin Studenti” ne Tirane.  Ky sipas kryetarit të bashkisë Erion Veliaj ishte një premtim i mbajtur për studentët. Ndërsa ministrja e Arsimit Besa Shahini apeloi qe shembulli i kryeqytetit të ndiqet dhe nga qytetet e tjera.

Në këtë ndërtesë nuk ishte ndërhyrë prej 30 vitesh. Tashmë mjediset e përbashkëta të godinës numër 27 në “Qytetin Studenti” i janë nënshtruar rikonstruksionit të plotë ndërsa me përfundimin e vitit akademik pritet që të ndryshojnë pamje dhe dhomat e studenteve. Punimet u inspektuan nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini.

 “Ende pa mbaruar sezoni, pa ardhur vera, kemi mbaruar të pestin, ndërkohë pjesa tjetër është kantier. Kemi rreth 11 godina të tjera në pritje për të filluar. Disa i kemi ndarë me miqtë e tjerë që po na ndihmojnë, si TIKA apo KFW-ja, disa me donatorë, pra sipas nismës adopto një konvikt. Pasi mbarojnë sezonin dhe pasi mbaron viti akademik, studentët i lënë dhomat e lira, kështu që kolegët tanë të rezidencës universitare futen në nivel kapilar për të bërë rregullimet në dhoma dhe mobilet e reja. Kur studentët të kthehen në tetor, kjo pjesë e Paktit për Universitetin do të jetë përmbushur”.  

 “Keni bërë një punë shumë të mirë. Kemi qenë parë disa javësh kur ishte kantier ndërtimi, tani puna kishte mbaruar në pjesën kryesore. Do të doja që modelin që po realizon Bashkia e Tiranës ta përdorim edhe për konviktet që janë pranë universiteteve jashtë Tiranës. Universiteti i Elbasanit dhe i Vlorës kanë marrë përsipër që të bëjnë disa ndërhyrje në konviktet e tyre”.

Krahas punës për konviktet aktuale, Bashkia e Tiranës beri te ditur kryebashkiaku Erion Veliaj do të prezantojë shumë shpejt projektin final të Kampusit Universitar./abcnews.al