Tregu i fruta-perimeve në rrugën “Xhanfize Keko” është përfshirë në flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Më datë 28.05.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Xhanfize Keko”, te tregu i fruta-perimeve ka rënë zjarr”, njofton policia.
Flakët janë përhapur duke përfshirë një sipërfaqe në madhe ndërsa kanë shkrumbuar çdo gjë në treg. Policia njofton se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po pritet që të kryhet ekspertiza për të dalë në një përfundim të qartë se cili ka qenë shkaku i zjarrit.
/abcnews.al