Një peticion ka mbledhur 568 nënshkrime të martën, të cilat i janë dorëzuar kryetarit të bashkisë së Allenjoie në nën-prefekturën e Montbéliard. Banorët kërkojnë nga autoritetet që të shohin me vëmendjen rastin e një refugjati shqiptar të kërcënuar me dëbimin.
Peticioni ka për qëllim t’i dalë në mbrojte shqiptarit Olsion, i cili është i martuar më francezen Valerie dhe çifti jeton në Allenjoie. 35 vjeçari është e kërcënuar me dëbim dhe duhej të kishte ikur nga Franca që dje, raporton media franceze francebleu.fr.
“Ai hyri në mënyrë të parregullt në territorin francez, është problemi”, thotë avokati Maître François Elsaesser. “Nëse ai do kishte hyrë rregullisht, çështja do të rregullohej pa asnjë problem. Pastaj ai nuk ka një lidhje të qëndrueshme familjare. Martesa e tij me francezen është autorizuar pasi kryebashkiaku i Allenjoie ishte autorizuar nga prokurori publik për të siguruar nëse ata ishin ose jo një marrëdhënie reale”, tha më tej avokati.
Çifti shpreh keqardhje dhe këtë e shikon si justifikim. “Ky është një reagim i pashpirt. Le të trajtohet çështja jonë sipas bazave ligjore. Unë mendoj se çështja nuk është hetuar siç duhet”, tha e zemëruar gruaja e shqiptarit./abcnews.al


