Policia ka arrestuar 17-vjeçarin, i cili plagosi me armë zjarri një të mitur ditën e djeshme në Pukë.
Ai ishte në kërkim që prej ditës së djeshme, pasi qëlloi me armë në drejtim të 11-vjeçarit, duke e lënë të plagosur në këmbë. 17-vjeçari, R. Cara është prangosur në Lezhë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Dom Gjegjan. I mituri u soll me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur dje, më datë 26.05.2022, në Pukë, ku u plagos me armë zjarri një 11-vjeçar.
Shërbimet e Policisë Pukë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, kapën dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme, shtetasin R. C., 17 vjeç.
Vijojnë veprimet hetimore per zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/abcnews.al