“The Ellen DeGeneres Show” është mbyllur pas gati 19 vitesh në transmetim dhe 3200 programesh. Lajmin e konfirmoi vitin e kaluar Ellen DeGeneres konfirmoi lajmin në një intervistë me The Hollyood Reporter.
“Dy vjet më parë kam nënshkruar një kontratë edhe për tre vite të tjera dhe e kam ditur gjithmonë, në zemrën time, se sezoni 19 do të ishte i fundit. 19 është një numër i madh.
Para së gjithash, amendamenti i 19-të u jep grave të drejtën e votës, gjithashtu në tabelën periodike, 19 është numri atomik i kaliumit. Ju mund të pyesni veten, pse vendosa të përfundoj sezonin e 19-të, e vërteta është se unë gjithmonë i besoj shpirtit tim dhe më tha se ‘është koha’”, u shpreh ajo.
View this post on Instagram
Në emision janë ftuar persona specialë të nivelit ndërkombëtar, duke filluar nga ish-presidentët amerikanë si Barack Obama, tek këngëtarët dhe të famshëm si Paul Mçartney, Jennifer Garner, Channing Tatum, Serena Ëilliams, Zac Efron, Adam Levine, Prinsloo, Kim Kardashian, Penelope Cruz, Britney Spears dhe deri te Presidenti Joe Biden./abcnews.al