Nga Edi Oga:
Vendimi për luajtjen e ndeshjes finale të UEFA Europa Conference League në stadiumin ‘Air Albania’, ishte një ‘buzëqeshje fati’ për Shqipërinë. Organizimi dhe mbarëvajtja e këtij eventi, ishte ‘buzëqeshja e fatit’ për herë të dytë!
Një sërë rrethanash të ditura apo të supozuara bënë të mundur që Tirana të zgjidhej për këtë finale.
1. Kompeticioni ishte i ri dhe i paprovuar. Suksesi ishte i paqartë dhe i paragjykuar. Fati e deshi që në finale të shkojnë Roma vs. Feyenoord, nëse do të shkonin Bodo/Glimt vs. Paok, entuziazmi do të ishte dhjetë herë më i vogël.
2. Stadiumi është më së shumti investim i UEFA-s dhe (ndoshta) atje ka një politikë për valorizimin e investimeve të veta.
3. Është lobuar fort në UEFA, nga persona të interesuar, brenda dhe jashtë saj.
Sidoqoftë, futja e Tiranës në hartën e qyteteve të futbollit ‘të rëndësishëm’, është një fitore e madhe për Shqipërinë. Është një fushatë marketingu që ia vlejti çdo sakrificë dhe investim, me përjashtim të vuajtjeve fizike të policëve të lënduar. Edhe në këtë pikë ishim me fat. Mund të kishte shkuar më keq. Notë pozitive ishte edhe ‘pajtimi’ sublim i njerëzve rë pushtetit. Shpresojmë të zgjasë dhe të mos ketë qenë hipokrizi.
Sa për 140 milionë Euro që finalja futi në ekonominë e vendit, jam skeptik. Edhe sikur të jenë 5 herë më pak, nuk do të ishte keq! /abcnews.al/