Eksperti i ekonomisë dhe financave, Arben Shkodra, bëri një analizë nga një tjetër kënd i finales së Conference League në Shqipëri, duke lënë mënjanë futbollin ai foli për atë se çfarë i dha ekonomisë shqiptare.
I ftuar në “Log.” në abc të gazetarit Endri Xhafo, Shkodra theksoi se Shqipëria dhe Tirana arritën të menaxhonin siç duhet ditën e ndeshjes, por duhet të kishin bërë diçka më shumë sa i përket biznesit dhe imazhit të Shqipërisë.
Ai theksoi se duhet të ishin shitur më fortë produktet “made in Albania”, në mënyrë që imazhi i Shqipërisë mos të ishte vetëm për një ditë, por edhe në ditët pas ndeshjes.
“Ne jemi kuti e vogël për evente të mëdhaja, pavarësisht se rezultatet u arritën. 90% e qytetarëve të Tiranës mendonin se do të kishte përplasje mes tifozerive. Tifozeritë janë institucione jashtë, jo si tek ne. Kishte situata ku u paramenduar që mund të kishte histori. Pavarësisht se për hotelet në Tiranë ishte një sfidë e madhe për akomodimin, tifozët kanë zbuluar rrugica që ne si dinim. Edhe shërbimet që ishin brenda qytetit, kishte dhe një lloj degradimi edhe në Tiranë. Turistët nuk kanë zbuluar Bulevardin, kanë zbuluar rrugicat e Tiranës. Padyshim që për qeverinë ka pas sfida të mëdha, sfida e sigurisë ka qenë shumë e madhe. Pas 11 shtatorit nuk vendoset objektivi i imazhit, është siguria e para. Për mua komplimente policisë për menaxhimin. Menaxhimi ishte shumë korrekt, ishte sikur ne po i thonim BE-së ne jemi gati pse nuk na merrni. Në duhet të kishim gati një mini strategji për të shitur imazhin dhe për ta menaxhuar. Pas kësaj unë Tiranën e pashë biznes si përditë. Unë isha vetë tek amfiteatrit, përmendet tifozerinë italiane, ishte një organizim perfekt. Unë besoj fortë që ne jo duhet ta shesim imazhin në moment, por duhet të investojmë dhe post asaj. A duhet kishim menaxhuar made in Albania fort, po duhet ta kishim bërë”, tha Shkodra.
/T.H/Abcnews.al/

