Nismave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për mbrojtjen e mjedisit i janë bashkuar institucione të ndryshme. Ato po kontribuojnë jo vetëm në mbjelljen e pemëve, por edhe në transformimin e flotës së tyre të automjeteve.
Tiranës i janë shtuar edhe 6 karikues për automjetet elektrike pasi Posta Shqiptare po ndryshon logjistikën për ta bërë më miqësore me mjedisin.
Kryetari i bashkisë ErionVeliaj u shpreh se shume shpejt kjo nisme do te gjeje përkrahjen e qytetarëve dhe të kompanive te tjera.
Ndërkohe përfaqësues të Postës Evropiane dhe të asaj shqiptare, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën 30 fidanë në pjesën Jugore të Parkut të Liqenit./abcnews.al