“Ukrainë është çështje e mbyllur,” Kadyrov kërcënon Poloninë: Për 6 sekonda do t’ju tregojmë se çfarë mund të bëjmë

schedule10:09 - 26 Maj, 2022

schedule 10:09 - 26 Maj, 2022

“Qeni më besnik” i Putinit , Ramzan Kadyrov ka kërcënuar se do të sulmojë Poloninë, sipas një postimi në Twitter. Sipas revistës gjermane “Focus”, lideri çeçen sqaroi synimet e tij dhe rrjedhimisht, të presidentit rus Vladimir Putin duke paralajmëruar qeverinë e Varshavës, sipas mediave të huaja.

“Konflikti në Ukrainë është një çeshtje e mbyllur. “Unë jam më i interesuar për Poloninë, ” tha Kadyrov.

“Nëse do të marim urdhrin, ne do të jemi gati për gjashtë sekonda . ”

Sipas autoriteteve ukrainase, Ramzan Kadyrov ka dërguar trupa në Ukrainë për të luftuar në anën e forcave ruse. Megjithatë nuk është e qartë nëse dhe si është përfshirë Kadyrov në sulmet ruse ndaj ukrainasve.

Deklaratat e tij sot vijnë vetëm disa orë pasi Polonia kërkoi që ai të kërkojë falje për situatën me ambasadorin rus. Lajmi është transmetuar nga rrjeti i lajmeve “NEXTA” , ndërsa ka theksuar se Kadyrov ka paralajmëruar Poloninë në mënyrë kërcënuese:

“Ne do të kundërpërgjigjemi, kijeni parasysh ” .

Rikujtojmë se ambasadori rus u sulmua me bojë të kuqe gjatë një ceremonie për përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, më 9 maj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!