Nicolo Zaniolo ishte heroi i Romës në finalen kundër Feyenoord në Conference League dhe pas ndeshjes italiani deklaroi për Sky:
“Jam shumë i lumtur, shumë i lumtur, është një emocion i jashtëzakonshëm. Ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë dhe e bëra realitet”.
“Tifozët janë fantastikë, po ashtu të pabesueshëm sonte, kjo fitore është për ta. Jemi skuadër e fortë, as nuk e dimë sa, tani po e shijojmë këtë fitore”.
“Dedikim? Për nënën time, babain tim, motrën time, për të gjithë familjen time që më kanë qenë gjithmonë pranë ndër vite”, përfundoi Zaniolo. / abcnews.al