Mediat italiane i cilësojnë aktet e dhunës në Tiranë një turp, ndalohen tifozë të ekipeve përkatëse

schedule09:19 - 25 Maj, 2022

schedule 09:19 - 25 Maj, 2022

Mediat italiane mëngjesin e sotëm i kanë kushtuar disa lajme rrëmujave dhe përplasjeve në rrugët e Tiranës.

Policia e Tiranës njoftoi me anë të një deklarate se numri i tifozëve të Romës dhe Feyenoord-it është ndalur pas incidenteve të ndodhura të martën në zona të ndryshme të kryeqytetit shqiptar, ku do të zhvillohet finalja e Conference League së planifikuar për mbrëmjen e sotme, ka shkuar në 60 pas përplasjes me forcat e rendit vendas.

Nga këta persona të shoqëruar në komisariat, 48 janë me kombësi italiane dhe 12 holandeze. Dhe gjithashtu 12 është edhe përditësimi i fundit për numrin e policëve të plagosur, ndërkohë që tashmë janë tre tifozë të Romës të plagosur./h.ll/abcnews.al