“Java e krenarisë”, flasin anëtarët e komunitetit LGBTQI+: Nuk jemi të lumtur në Shqipëri, ende bullizëm

schedule22:51 - 24 Maj, 2022

schedule 22:51 - 24 Maj, 2022

Java e Conference League ka përkuar me javën e krenarisë së komunitetit LGBTQI+ dhe “Piranjat” dolën për të parë se çfarë bëhet në kryeqytet. Agjenti Altini i “Piranjave” ka pyetur qytetarët se ç’do të thotë 17 maji për ta.

Një numër i madh qytetarësh kanë refuzuar që të përgjigjen.

“As ma ndjen se çfarë thotë politika, zëre se kanë festuar 17 majin Rama dhe Basha,” thotë një nga anëtarët e këtij komuniteti për ABC ndërsa pyetet edhe për marrëveshjen “famshme” mes liderit të opozitës dikur Lulzim Basha dhe kreut të qeverisë Edi Rama.

Kurse, Xheni Karaj shpjegon sloganin e këtij viti, “Ne Jemi Familje”.

“Ky slogan ka për target vetë komunitetin. Familjet LGBT janë fakt, janë familje që ekzistojnë në komunitetin tonë.”

“Pro apo Kundër” u pyetën qytetarët gjatë paradës, përgjigjet ishin të larmishme dhe mund t’i ndiqni në videon e plotë më poshtë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!