Gjykata Administrative e Apelit pranon padinë e Muhametajt, rihapet garë në SPAK

schedule17:10 - 24 Maj, 2022

schedule 17:10 - 24 Maj, 2022

Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar ditën e sotme padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gazetari i Abc Ermal Vija, bën me dije se prokurorja Muhametaj ka apeluar vendimin e KLP për garën në SPAK.

Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash pranoi padinë, ndërsa vendosi pavlefshmëri absolute dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e SPAK. Muhametaj kërkon shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas prokurores ata nuk i kanë marrë pikët me meritë.

Për këtë Muhametaj paditi Këshillin e Lartë të Prokurorisë në Gjykatën Administrative për mënyrën se si ka renditur disa prokurorë pranë SPAK. Muhametaj kërkoi ndërhyrjen e gjykatës që të zhbëjë një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara dhe kërkoi emërimin në SPAK.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!