Balla: Ende kam besim, dosjet si ajo e “21 Janarit” duhet të hetohen nga Prokuroria e Posaçme

schedule14:45 - 24 Maj, 2022

schedule 14:45 - 24 Maj, 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh në  mbledhjen  e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian  se ka ende besim në palëkundur që dosjet si ajo e “21 janarit”  duhet të hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

“Insistoj, ende kam besim të palëkundur që dosjet si ajo e 21 janarit duhet të hetohen nga Prokuroria e Posaçme. Askush mos të ketë dyshime se kemi dyshime për besueshmërinë në këto institucione”, tha Taulant Balla.

Lexo edhe: Këshilli i Integrimit, Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha strukturat

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europiane morën pjesë  Jorida Tabaku, Taulant Balla, Ulsi Manja ministër i Drejtësisë, Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm dhe z. Arben Kraja, Drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!