Telenovela për të ardhmen e Robert Lewandowskit pasurohet me një kapitull të ri. Pas deklaratës së agjentit të sulmuesit, Pini Zahavi ku theksonte Bayern nuk respektoi pokalun, pasi kërkonte ta zëvendësonte me Haaland, ditën e sotme një tjetër deklaratë ka marrë vëmendjen.
Ish-agjenti i polakut, Maik Barthel , ka menduar të hedhë benzinë zjarrit dhe në rrjetet sociale ka mbetur i hutuar për zgjedhjen e lojtarit, duke kujtuar se ëndrra e tij ka qenë një tjetër skuadër në La Liga.
“Gjithë jetën ke thënë se do të shkosh në Real. Madridi dhe tani ndoshta do të përfundoni te Barcelona? Ok”, ka shkruar ish-agjenti i Lewandowskit në Twitter.
Dein ganzes Leben willst Du zu @realmadrid um später vllt beim @FCBarcelona zu landen ? Ok
— Maik Barthel (@MaikBarthel) May 23, 2022
Sigurisht, Barthel e di se për çfarë po flet, sepse në vitin 2013 ai u takua me Florentino Perezin kur Lewandowski ishte ende duke luajtur për Borussia Dortmund, por operacioni nuk përfundoi. /f.a/abcnews.al