Massimo Ferrero, ish-presidenti i klubit italian të futbollit, Sampdoria, është lënë i lirë ditën e sotme.
Ai ishte lënë në arrest shtëpiak prej 24 dhjetorit, pasi pak ditë më parë ishte dërguar në qeli.
Ferrero, së bashku me tetë persona të tjerë akuzoheshin për falimentimin e qëllimshëm të disa kompanive që kishte në Kalabri. / abcnews.al