Jehona është e madhe, dhe duket sikur po e fsheh realitetin. Një ngjarje e madhe si finalja e Ligës së Konferencës që mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, nuk mundet të errësojë problemet e mëdha të futbollit dhe sportit tonë në përgjithësi.
Profesor Doktor Albert Karriqi, ish-atlet i shquar dhe njëri nga personalitetet më të rëndësishme të sportit shqiptar, sheh anën tjetër të medaljes.
“Një eveniment cilësor, që jep zhvillim. Por problemi është ne e meritojmë këtë eveniment? Ne nuk kemi asgjë për këtë finale”.
Profesor Doktor Karriqi jep një të dhënë tronditëse për Tiranën.
“Duhet të dimë që edhe futbolli në Evropë është 99% amator. Duhet të punojmë për këtë.”
Tirana ka edhe një minus tjetër pavarësisht premtimeve për vite me radhë. /abcnews.al