“Al-Khelaifi i rrezikshëm sa Super League”, vjen replika e Nasser: Shqetësohet për diçka

schedule15:58 - 23 Maj, 2022

schedule 15:58 - 23 Maj, 2022

Luftë e ftohtë mes PSG dhe LaLiga, pas rinovimit të Kylian Mbappe me kampionët e Francës. Javier Tebas, presidenti i LaLiga, shpërtheu pas lajmeve për nënshkrimin e sulmuesi.

“Ajo që PSG do të bëjë duke rinovuar me Mbappe me shumë të mëdha parash dhe më vonë të pësosh humbje 700 milionë euro në sezonet e fundit dhe të kesh më shumë se 600 milionë euro paga, është një sulm për futbollin. Al-Khelaifi është po aq i rrezikshëm sa Super League”, shkruante Tebas në Twitter.

Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, i është përgjigjur sot Tebas, gjatë konferencës së Mbappe pas rinovimit.

“Ndoshta Tebas është i shqetësuar se Ligue 1 bëhet më e fortë se LaLiga. LaLiga nuk është e njëjtë si tre apo katër vite më parë.

Ne kemi Mbappe, ai qëndron me ne dhe pjesa tjetër nuk është se më intereson shumë”, është shprehur presidenti i PSG para mediave. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!